Arbëri

Kurteshi: Komisioni për Arsim i brengosur për gjendjen aktuale arsimore në Kosovë

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi po diskuton lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve.

Kryetari i këtij Komiisonit, Ismajl Kurteshi, tha se Komisioni është i brengosur për gjendjen aktuale në arsim dhe mos gjetjen e një gjuhe të përbashkët nga ana e MASHT-it E SBASHK-ut.

Image

“Nëse palët ndihen më të lira për të biseduar pa praninë e mediave atëherë lus mediat ta lëshojnë sallën dhe deklaratat për rrjedhën e kësaj mbledhje do t’i merrni pas përfundimit”, tha ai, raporton KTV.

Komisioni ka ftuar në mbledhje edhe përfaqësues të Këshillit të Prindërve.