Arbëri

Reka, votuesve shqiptarë: Dilni votoni, dëshmoni se nuk jeni 20%, ashtu siç na trajtojnë me vite

Foto: Ilustrim
 

Mbrëmë në sheshin Skenderbeu në Shkup, ka nisur fushatën presidenciale kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka.

Në konventën e tij promovuese, me moton “Reka për Republikën”, Reka ishte i shoqëruar nga kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela dhe i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në praninë e mijëra qytetarëve, të cilët edhe shpalosën mbështetjen e tyre për Rekën.