Haradinaj: Ia kam tërhequr vërejtjen Lekajt për deklaratën e tij ndaj ambasadorit të Zvicrës Foto: Alban Bujari / Koha Ditore

Haradinaj: Ia kam tërhequr vërejtjen Lekajt për deklaratën e tij ndaj ambasadorit të Zvicrës

Ardiana Thaçi Mehmeti Ardiana Thaçi Mehmeti 01 April 2019 10:40

Të pa mençur e ka quajtur deklarimin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, lidhur me prononcimin e ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, gjatë promovimit të një ujësjellësi në Drenas.

“Unë mendoj se deklarata e Lekajt është nxjerr nga konteksti, por nuk është detyrë e ministrit të Infrastrukturës të interpretojë deklaratat e ambasadorëve të huaj në Kosovë por ai duhet të merret me punët që i takojnë. Unë ia kam tërhequr vërejtjen Lekajt për këtë deklaratë”, ka thënë Haradinaj pas largimit të deputetëve gjermanë, raporton KTV.

Kryeministri ka folur edhe për punësimet e familjarëve të pushtetarëve në institucionet publike të vendit.

Sipas tij, vetëm 10 për qind e këtyre të punësuarve mund të jenë nga AAK, për ç’gjë edhe është folur publikisht.

“Mendoj se kjo çështje e punësimeve tashmë është konsumuar”, tha kryeministri.

Ai ka theksuar se më e rëndësishmja është që të krijohen vendet e reja të punës në mënyrë që të mos ketë akuza rreth punësimeve familjare.

Haradinaj, po ashtu, nuk ka mundur të tregojë se sa vende të reja të punës janë shtuar gjatë qeverisjes së tij por vetëm ka thënë se “ka pasur punësime të reja”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme