Arbëri

Shënohet 20-vjetori i masakrës së Lybeniqit

Sot në një akademi përkujtimore do të kujtohen mbi 80 persona të ekzekutuar në masakrën e Lybeniqit.

Akademia përkujtimore do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00, dhe është organizuar nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton KsP.

Më 1 prill 1999 në Lubeniq të Pejës, njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit. Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan në mënyrat më çnjerëzore.