Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia bën apel: Mos ndizni zjarre në natyrë

Duke iu referuar rasteve të 24 orëve të fundit, duke parë kushtet klimatike (erëra që fryjnë) dhe gjendjen e bimësisë (e thatë dhe e lehtë për t’u djegur), Policia e Kosovës kërkon dhe apelon nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë.

“Zjarrvënia është vepër penale, Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha këto rastet dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e drejtësisë”, thuhet në apelin e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo