Arbëri

Greqia do të bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse i cenon të drejtat e pakicës greke

Greqia do të bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse i cenon të drejtat e pakicës greke
 

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka folur për një zhvillim negativ që sipas tij po ndodh me minoritetin grek në Shqipëri, konkretisht në Himarë. Duke folur nga Bukureshti gjatë një samiti mes 4 shteteve Greqi-Bullgari-Serbi-Rumani, Tsipras u shpreh se sot kishte marrë informacion lidhur me pronat e minoritetit grek në Himarë, por që këto të dhëna duhet të verifikohen.

Kreu i qeverisë greke la të nënkuptohej se nëse këto zhvillime negative janë të vërteta, atëherë Greqia do të bllokojë procesin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.