Arbëri

Grup punues për rimëkëmbjen e drejtimit të elektroenergjetikës në UP

 

Me kërkesën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, janë mbledhur në takim ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Enver Hamiti, Gazmend Luboteni kryetari i Bordit të Këshillit Shtetëror për Cilësi, kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Ilir Shala dhe akterë tjerë relevant për të diskutuar të ardhmen e drejtimit energjetik në Universitetin e Prishtinës.

Sipas një komunikate të MZHE, meqë në Kosovë gjatë viteve të ardhshme do investohen 3 miliardë euro në sektorin energjetik dhe po ky sektor do të jetë punëdhënësi më i madh, tregu do të ketë nevojë për punëtorë dhe kuadro të reja e në anën tjetër drejtimi i elektroenergjetikës në Universitetin e Prishtinës, niveli i doktoraturës dhe master janë mbyllur, mirëpo rrezikohet edhe drejtimi bachelor.