Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë në Rubikon të KTV-së se koalicioni PAN nuk do të dërgojë asnjë përfaqësues për emërim në Këshillin Qendror Zgjedhor deri sa të ketë një interpretim të Gjykatës Kushtetuese.
Lidhur me kërkesën e presidentit dërguar Gjykatës Kushtuetuese, Limaj tha se presidenti me siguri ka pas probleme me pyetjen, andaj edhe nuk ka marrë përgjigje.
“Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Deri në interpretim, PAN nuk do të dërgoj asnjë, është çështje e partneritetit”, ka thënë ai.
Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar tetë prej dhjetë anëtarëve të rinj të KQZ-së. Në dekretim s’ishim dy përfaqësuesit e PAN-it. Ilir Gashi nga PDK-ja i ka thënë KTV-së se se arsyeja e mospjesëmarrjes në dekretim ishte fakti se po presin që partnerët e tjerë të koalicionit, AAK-në e Nismën të përcaktohen për përfaqësuesin e tyre.
-
Partitë në pushtet presin më shumë vende në KQZ
-
Limaj pret nga Kushtetuesja të ndihmojë në krijimin e institucioneve
-
Limaj: S’po shoh mundësi të ndonjë ndryshimi sot
-
Limaj fton partitë të pranojnë aktgjykimin e Kushtetueses
-
Limaj thotë se Nisma është e gatshme të japë kontributin në një qeveri uniteti