Arbëri

SPP-PTK përkrah peticionin kundër vazhdimit të kontratës së Telekomit me Z-Mobile

Foto: Driton Paçarada / Koha

Mbi 1800 punëtorë të Telekomit kanë nënshkruar sot peticion kundër vazhdimit të kontratës në mes të Telekomit dhe Z-Moblile.

Përmes një reagimi për media, Sindikata Profesionale e Punëtorëve, thotë se e përkrah këtë peticion.

Lexo edhe: Punëtorët e Telekomit me peticion kundër vazhdimit të kontratës me Z-Moblile

“Shumica prej nesh jemi në dijeni me problematikën dhe faktorët që kanë sjellë Telekomin në këtë gjendje andaj ju bëjmë thirrje Menaxhmentit edhe Bordit që të koncetrohen dhe t’i thirrin ndërgjegjes së tyre e të ndërmarrin hapa konkret në faktorët që janë duke e degraduar Telekomin çdo ditë e më shumë dhe jo të merren me ulje të pagave sepse punëtorët nuk e kanë sjellë Telekomin në këtë gjendje por janë faktorët si me poshtë”, është reagimi i SPP-së, ku më pas radhitin këta faktorë.

- Të ndërpritet urgjentisht Kontrata Z- Mobile ku dihet botërisht që është shkatërruesi më i madh i të hyrave në Telekom.

- Te rishikohen edhe rivlerësohen të gjitha kontratat e shërbimeve, qirave dhe shpenzimeve të tjera operative ku dihet se shumë prej tyre janë më se të panevojshme për TK.

“I bëjmë thirrje Bordit dhe Menaxmentit që të jenë të kujdesshëm në hapin për uljen e pagave pasi dimë që kjo temë është shumë e ndjeshme sociale. Po të rishikohen kontratave dhe të bëhet shkëputja e kontratave të dëmshme, nuk do të jetë e nevojshme të ndërmerret asnjë hap për uljen e pagave”, thuhet në reagim, në të kundërtën, kjo sindikatë thotë se do të jetë e detyruar të ndërmarrë hapa radikal në përputhje me Ligjet mbi Greva dhe Sindikata në Kosovë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.

“Punëtorët nuk janë fajtorë për gjendjen aktuale që gjendet Telekomi”, thuhet në përfundim të reagimit.