Arbëri

Universiteti “Isa Boletini” do të bëhet me qendër të ekspertizës për industrinë e qumështit

 

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore (FTU) të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, do të hapet Qendra e Ekspertizës, që ka për qëllim trajtimin e ujërave të shkarkuara nga industria e qumështit, si dhe rritjen e cilësisë së prodhimeve të qumështit.

Për këtë qëllim është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës (SHQK), FTU-së, Universitetit “Van Hall Larenstein” nga Holanda, si dhe organizatës “YUNIKO”, të krijuar në Holandë, që janë partnerë të këtij projekti.