Arbëri

Orët e humbura, Jasharaj: Më mirë të dëmtohet ky vit shkollor e të jetë mësim për vitet tjera

Orët e humbura, Jasharaj: Më mirë të dëmtohet ky vit shkollor e të jetë mësim për vitet tjera

​Derisa ka filluar seanca e jashtëzakonshme për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim, kryetari i Sindikatës të Bashkuar të Arsimit të Kosovës, Rrahman Jasharaj, thotë se çfarëdo vendimi i marrë aty, nuk do t’i zmbraps ata.

Në një intervistë për KosovaPress, Jasharaj thotë se presin nga deputetët e Kosovës që të mbrojnë ligjin e grevave të cilin e kanë votuar vet, duke kritikuar ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe drejtorët e shkollave për presionin që po u bëjnë mësimdhënësve.