Arbëri

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë

Foto: Tch
 

Pas marrjes së mandateve nga KQZ-ja, në seancën e sotme në Kuvend u betuan deputeti i PD-së në Qarkun Elbasan, Arben Elezi dhe deputeti i PD-së në qarkun e Vlorës, Adriatik Alimadhi.

Por në seancën e sotme ishte parashikuar edhe deputetja që del nga listat e LSI, Amra Barova. Ajo nuk ishte e pranishme në seancë dhe do të betohet në seancën e ardhshme parlamentare, shkruan tch.