Arbëri

Bajrami: Ka pasur presion të madh që të miratohej ligji për lojërat e fatit

 

Sipas ish-deputetit dhe ish-ministrit, Arsim Bajrami, nuk ka pasur asnjëherë presion më të madh ndaj deputetëve të Kosovës se në rastin e miratimit të Ligjit për lojërat e fatit.

Ai ka thënë se kur është miratuar ai ligj, shfuqizimi i të cilit pritet shpejt, presioni vinte nga grupe që kontrollonin këto biznese.