Arbëri

Shoqëria civile i kritikon institucionet për mosinvestim në energjinë e ripërtërishme

19 kompanive u ishte dhënë autorizimi që nga viti 2015, për ndërtimin e hidrocentraleve.

Ndërtimi i disa prej tyreve kishte qenë fatal për lumenjtë dhe natyrën përreth.

Krejt kjo u bë në emër të energjisë së pastër, për arritjen e kuotës së Bashkimit Evropian që 25 përqind e konsumit energjetik të bëhet përmes energjisë së ripërtërishme, raporton KTV.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, ka treguar se pjesa më e madhe e kësaj kuote është arritur përmes përdorimit të peletit.

Megjithëkëtë, nëse rezultatet e analizave të cilat pritet të dalin në prill, rezultojnë se peleti ka pasur përbërje të dioksidit të karbonit, atëherë vendi do të jetë larg arritjes së caqeve të caktuara nga BE-ja.

Këtë e ka cilësuar shqetësuese, profesoresha Venera Demukaj.

Instituti për Politika Zhvillimore, INDEP, ka vlerësuar se Kosova është duke ngecur në përdorimin e energjisë së ripërtërishme.

Ky takim është realizuar nga INDEP Kosova, me temë Tranzicioni i Energjisë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme për këtë sektor.