AKI-ja sheh tendenca të destabilizimit në vend

Ardiana Thaçi Mehmeti Ardiana Thaçi Mehmeti 27 March 2019 19:26

Për dy orë ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, “kryespiuni” Shpend Maxhuni.

Raportimi i tij është bërë prapa dyerve të mbyllura, por që, sipas kreut të këtij komisioni, Faton Topalli, ai i ka njoftuar ata që ekzistojnë tendenca për destabilizim të sigurisë së Kosovës.

Ai ka thënë se këto tendenca vijnë nga ana e diplomacisë serbe.

Në lidhje me këtë rast, sipas Topallit, kreu i AKI-së ka thënë t’i ketë njoftuar edhe krerët e shtetit.

Topalli ka theksuar se Maxhuni u ka folur atyre edhe për rastin e dëbimit tw shtetasve turq por që nuk ka pranuar se AKI-ja e ka shkelur ligjin në këtë rast.

Topalli, megjithatë tha se nga raportimi është konkluduar se gjendja aktuale e sigurisë në vend është stabile.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agron08/04/2019 09:22

Ma shume se qe e keni destabilizu ju prej brenda s'ka shanse ne kete kohe ta destabilizoj kush nga jashte, sa te eshte KFOR ne Kosove.

Shto koment

Të ngjashme