Arbëri

Thaçi: Kosova duhet të jetë e pakompromis në luftimin e korrupsionit

Presidenti Hashim Thaçi, thotë se korrupsioni është një kërcënim serioz edhe për shtetet më të zhvilluara. Andaj, sipas tij, Kosova si shtet i ri duhet të jetë e pakompromis në luftimin e kësaj dukurie negative.

Këto komente presidenti Thaçi i bëri në konferencën për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë të organizuar nga Misioni i OSBE-së.

Thaçi tha se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në fushën e legjislacionit, siç është kodi penal që pritet të hyjë në fuqi brenda këtij viti dhe të tjera për këtë fushë, raporton kp.

Ambasadori Jan Braathu, shef i Misionit të OSBE-së tha se OSBE bënë përpjekje për luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Braathu tha se korrupsioni i nivelit të lartë duhet të ndëshkohet, sepse dëmton shtetësinë e Kosovës, ekonominë dhe zhvillimin e saj.

Ai kërkoi që të zbatohen ligjet dhe strategjitë në fuqi që kanë të bëjnë me luftën kundërkorruopsionit.