Institucionet nën presion për ta hetuar aksionin policor për arrestimin e Gjuriqit

Institucionet nën presion për ta hetuar aksionin policor për arrestimin e Gjuriqit

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 26 March 2019 07:02

 

Me mburrje, përfaqësuesit institucionalë kishin folur për aksionin policor të ndodhur saktësisht një vit më parë, e i cili kishte çuar në arrestimin e Marko Gjuriqit, shkaku që kishte hyrë në Kosovë pa pasur lejen e Qeverisë. Por ata tani kanë dhënë zotimin se do t’i zbardhin hetimet ndaj policëve që e kanë realizuar aksionin.

Në 26 marsin e vjetëm, Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, kishte shpërfillur vendimin e autoriteteve, me të cilin i refuzohej kërkesa për ta vizituar Kosovën. Por ai e kishte realizuar hyrjen ilegalisht, duke përdorur rrugët alternative. Dhe, me përfaqësues të serbëve, kishte marrë pjesë në një aktivitet të paralajmëruar më herët, shkruan sot Koha Ditore.

Pasi ishte identifikuar lokacioni, njësitet elitare të policisë kishin shkuar në veriun e vendit të banuar kryesisht me serbë dhe kishin hyrë brenda godinës ku ndodhej organizimi dhe ku ishin të pranishëm edhe ministra serbë të Qeverisë së Kosovës dhe pjesëmarrës të tjerë.

Disa qytetarë ishin lënduar në aksion, pasi kishin bërë përpjekje ta pengonin policinë për ta kapur Gjuriqin. Në aksion ishte lënduar edhe Nenad Rikalo, atëkohë ministër i Bujqësisë.

Megjithëkëtë, policia kishte arritur ta kapte Gjuriqin dhe një nga veprimet e kritikuara të uniformave blu, ishte ekspozimi në publik i zyrtarit serb, kur e kishin sjellë në pranga në Prishtinë.

Inspektorati Policor i Kosovës i kishte nisur hetimet për këtë rast, pas ankesës që e kishte bërë në këtë institucion zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shqiptarii26/03/2019 15:51

Kur ti kemi Hashimat ne krye t'venit turli paradoksi ndodh. Nuk kerkohet hetim pse ai hyri ilegalisht e me turli provokimi ne Kosove por kerkohet hetim pse veprun organet e rendit. Dmth kerkohet te veprohet si ne rastin e Vulinit kur u arrestun e u suspedun policia per arrestimin e atij qetniku... eee mjer ne ku po jetojme, qdo vullnet per kete vend shtypet qe ne napin e pare. Qdro shprese shuhet ende pa hap syte... oZot deri kur keshtu me keto vuajtje!!!

Shto koment

Të ngjashme