Arbëri

Moti sot me diell, nga nesër zbresin temperaturat

Descriptive Text

Meteorologët parashikojnë mot me diell për sot. Ndërsa në fillim të javës së ardhshme ftohtë, mundësi për shi, e në vise malore borë.

Gjatë ditës së diele moti do të jetë kryesisht kthjellët dhe me diell. Ndërkaq të hënën do të jetë kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe reshje bore.

Më datë 26.03 temperaturat do të jenë të ulëta dhe pjesërisht vranët.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale, me minimale që do të luhaten nga 2C deri në 5C, e maksimale nga 17C deri në 20. Në fillim të javës së ardhme minimalet do të pësojnë rënie deri në 0C, e maksimalet deri në 9C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie rreth vlerave normale.