Arbëri

Gjoba në vlerë 1.7 milion euro ka ndarë ATK-ja më 2018 për lokalet e “Lojërave të Fatit”

Gjoba në vlerë 1.7 milion euro ka ndarë ATK-ja më 2018 për lokalet e “Lojërave të Fatit”

Në 700 gjoba që ka bërë për lokalet e “Lojërave të Fatit” ATK-ja ka konfirmuar se vlera e gjobave të lëshuara është 1.7 milion euro.

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit ATK-ja, konkretisht Departamenti i Lojërave të Fatit thotë se ka zhvilluar aktivitete të shumta në mënyrë që të verifikojë se sa janë duke u respektuar kriteret e Ligjit të Lojërave të Fatit nga këto subjekte.