Arbëri

Gjatë shkurtit Kosova eksportoi mallra me vlerë 24 milionë euro, ndërsa importi 232,7 milionë euro

Gjatë shkurtit Kosova eksportoi mallra me vlerë 24 milionë euro, ndërsa importi 232,7 milionë euro
 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shkurt 2019.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 14.1% në muajin shkurt 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 208,6 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 182,8 milionë euro në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 10.3%.