Arbëri

Temperaturat në Shqipëri sot deri në 24°C

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare deri në orët e mesditës dhe më të theksuara në relievet malore në lindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare të detit Jon erë me rrahje dhe shpejtësi deri në 15-20m/s.

Temperatura minimale do të shënojë 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 24 gradë Celsius.