Arbëri

PDK-ja me rrënjë në BQK – asistentja e Veselit, djali i Ismailit e vajzat e Lladrovcit e Xhelilit

 

“Duhet ndalur kjo praktikë që dikush e ka më së afërti me pushtetin për të punësuar njerëzit e vet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe çdo parti tjetër. Këta njerëz duhet të ndalen dhe do t’i ndalim”, është shprehur Kadri Veseli, më 18 mars.

Por, hiç më larg se verën e kaluar asistentja personale e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, arriti të punësohet në Bankën Qendrore të Kosovës.