Arbëri

Industria nxjerrëse në Kosovë shënon rënie

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM4 2018 (2017=100).

Sipas këtij raporti, në tremujorin e katër të vitit 2018 (TM4 2018), krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2018, ka pasur rritje te: sektori i furnizimit me rrymë, gaz dhe ajër të kondicionuar (D) për 26.65%; sektori i furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 3.68%, dhe sektori i industrisë përpunuese (C) me 1.67%.

Ndërsa, rënie kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me (-4.53%).

Krahasuar TM4 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, TM4 2017, ka pasur rritje në: sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 11.04%.

Rënie kishte në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me (-15.29%); sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me (-9.42%); si dhe në sektorin e industrisë përpunues (C) me (-3.61%).

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra