Disa lagje të Prishtinës dhe një pjesë e Fushë Kosovës, pa ujë deri në orën 17:00 Foto: Koha / ilustrim

Disa lagje të Prishtinës dhe një pjesë e Fushë Kosovës, pa ujë deri në orën 17:00

19 March 2019 10:40

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes Kalabria, Zona industriale në Fushë Kosovë dhe konsumatorët e pjesës dërmuese të komunës së Fushë Kosovës se, gjatë ditës së sotme 19 mars 2019 duke filluar nga ora 11.00 deri në orën 17.00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ndërprerja e ujit të pijshëm në zonat e lartcekura do të bëhet për shkak të punimeve teknike në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, gjegjësisht sanim i një tubacioni në rrjedhje uji.

KRU “Prishtina” kërkon mirëkuptim nga ana e konsumatorëve deri në sanimin e defektit.

Ndërkaq, kompania njofton se numri kujdestar i telefonit në KRU “Prishtina” është 044/ 520-270 ku konsumatorët mund të lajmërojnë rrjedhjet e ujit, defektet në tubacione primare e sekondare, mbylljen e pusetave të kanalizimit, keqpërdorimet e ujit të pijshëm, etj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme