Mustafa: Bllokimi i KQZ-së nga presidenti Thaçi është i kundërligjshëm Foto: Koha / ilustrim

Mustafa: Bllokimi i KQZ-së nga presidenti Thaçi është i kundërligjshëm

18 March 2019 13:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të kundërligjshëm dhe kundër kushtetutës, bllokimin e KQZ-së nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për institucionin e presidentit me rëndësi duhet të jetë përmbushja e bazës kushtetuese dhe jo referimi ndaj kënaqësive apo pakënaqësive, transmeton Koha.net.

Sipas Mustafës, emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me kushtetutën, ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare.

“Ftoj presidentin në emër të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme