Arbëri

“Vjet u realizuan vetëm 25 masa të parapara nga MSA-ja”

Foto: Koha

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka prezantuar raportin “Të pabarabartë: Një tregim mbi Konkurrencën në Kosovë”.

Gjatë një tryeze, Erëza Pula, përfaqësuese e GSJP-së, ka thënë se veprimet e parashikuara për vitin 2017 janë përfshirë dhe përmbushur të gjitha, kurse sa i përket vitit 2018, ku përfshihen 12 masa nga 44 veprime, rezultatet nuk janë aq të kënaqshme.

“Nga 44 veprime janë plotësuar vetëm 25 prej tyre ose vetëm 56.8%”, ka shtuar ajo, raporton “Koha Ditore”.

Veprimet, të cilat nuk janë arritur dhe ato të cilat janë arritur pjesërisht, sipas saj përbëjnë gjithsej 43.2% të të gjitha masave nga shtylla e dytë - Konkurrueshmëria dhe Klima e Investimeve, që rrjedhin nga ERA dhe Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

“Institucionet kyçe duhet të tregojnë një përkushtim më të lartë drejt përmbushjes së të gjitha masave te parapara në ERA dhe PKZMSA në përputhje me afatet kohore të përcaktuara, në mënyrë që të përshpejtohen politikat dhe reformat e konkurrencës në Kosovë”, ka thënë Pula.