Arbëri

Mbetet e paqartë se kush po paguan për rrymën që shpenzojnë veriorët

Foto: Koha / ilustrim
 

Aktvendimi i një viti më parë i Gjykatës Themelore në Prishtinë ku ia ndalon Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që në faturat e qytetarëve të mos përfshihen humbjet e energjisë elektrike në veriun e Mitrovicës ka sjell paqartësi se kush po i mbulon këto shpenzime tash e 15 muaj.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe zyra e Avokatit të Popullit shprehen të sigurt se qytetarët nuk paguajnë më, ndërkohë që deklarojnë se kanë informata se rrymën serbëve të veriut është duke ia paguar zyra e BE-së në Kosovë. Por këto informata janë mohuar nga këta të fundit.