Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë nisur hetimet në Telekomin e Kosovës, aty ku janë të punësuar rreth 2600 punonjës, kohëve të fundit punësime familjare të politikanëve.
“Lidhur me pyetjet tuaja , mund t’ju konfirmojmë se Policia e Kosovës ne përputhje me autorizimet dhe përgjegjësit ligjore është duke e trajtuar si rast”, thuhet në një përgjigje për KTV-në, nga Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Kujtojmë se të mërkurën dhe të enjten hetues policorë kanë shkuar në ndërtesën e Telekomit të Kosovës për të mbledhur dokumentacion duke nisur kështu hetimet për punësimet masive, pas raportimeve të vazhdueshme të KTV-së.