Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, pas një takimi me kryetarin e Fushë Kosovës Burim Berisha, të enjten nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me këtë komunë, për mbështetje financiare në rikonstruimin e rrugës Miradi- Zona Industriale.
Për këtë vit, MIT ka ndarë 130.000 euro për realizimin e këtij projekti, kurse për dy vitet në vijim për këtë projekt janë planifikuar edhe 400.000 euro të tjera në mënyrë që projekti të përmbyllet në tërësi. Lekaj e Berisha, siç njofton komunikata, biseduan edhe për disa projekte të përbashkëta që mund të realizohen me bashkëpunim mes komunës dhe ministrisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLekaj, duke i ofruar mbështetjen kryetarit Berisha, tha se edhe kjo komunë sikurse të gjitha tjerat do ta ketë përkrahjen e dikasterit që ai drejton në realizimin e projekteve lokale në mënyrë që t’i shërbehet interesit të qytetarëve dhe që ata t’i përfitojnë benefitet e taksave të tyre, si kthim nga qeverisjet lokale e qendrore.