Arbëri

322 studentë nga Kosova janë dërguar për studime jashtë vendit, thotë Hoxha

322 studentë nga Kosova janë dërguar për studime jashtë vendit, thotë Hoxha
 

Në takimin e organizuar për bursistët përfitues të Young Cell Scheme për këtë vit, ku mori pjesë Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, rektori i UP-së Marjan Demaj, përfaqësues të institucioneve dhe bursistë të projektit, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e vlerësoi rëndësinë e projektit si ndër më të vlershmit në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ngritja e kapaciteteve për shërbimin civil është një prej parakushteve esenciale për realizimin e obligimeve tona në kuadër të procesit të stabilizim-asociimit, reformës së administratës publike dhe të gjitha reformave të tjera të nevojshme për procesin e integrimit evropian”, tha Hoxha, e cila shtoi se deri më tash, 322 studentë nga Kosova janë dërguar për studime jashtë vendit.