Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

15 gjetje që kërkojnë masa për funksionalizimin e MASHT-it

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka thënë se që me marrjen e mandatit është pajtuar që të bëjnë një rishikim funksional të MASHT-it, për të parë dobësitë që mund t’i ketë ky institucion.

“Ne vet kishim pa disa dobësi dhe kishim pa të nevojshme një raport të tillë. BE ka bërë financimin e këtij projekti ku kanë rezultuar me të gjeturat që janë përfshirë në këtë raport. Kemi një raport që ka dalë me 15 konstatime për funksionimin e MASHT që kërkojnë marrjen e masave adekuate. Janë dhëne dhe 10 rekomandime si duhet qasur këtyre gjetjeve”, është shprehur ai.

Ministri po ashtu bëri të ditur se pas marrjes së raportit, së bashku me bashkësinë evropiane, kanë formuar task forcën për të marrë masa për secilën gjetje, në mënyrë që të eliminohen dobësitë e identifikuara.

“Ne do ta shohim një funksionim ndryshe të MASHT që secili përgjegjës brenda ministrisë do të këtë obligime dhe përgjegjësi me të qarta dhe të japin llogari për punën e tyre. Pas përfundimit të këtyre objektivave do ta shohim një ministri krejt ndryshe. Kjo reformë në administratë duhet të vazhdojë dhe në ministritë tjera”, ka thënë Bytyqi, me rastin e prezantimit të raportit të rishikimit funksional të kësaj ministrie, i cili është bërë me mbështetjen e Komisionin Evropian dhe GIZ-in.