Arbëri

Nuk marrin paga që tre muaj, punëtorët e Infrakosit mbajnë grevë 1 orëshe

 

Punëtorët e ndërmarrjes publike “Infrakos” që tre muaj nuk i kanë marrë pagat, e për këtë punëtorët sot kanë mbajtur një grevë 1 orëshe. Përveç kërkesës që të marrin pagat e tre muajve të këtij viti, punëtorët kërkojnë edhe rritje të pagave për 100 euro për të gjithë punëtorët.

Po ashtu, kërkesë e punëtorëve është edhe që t'iu paguhet norma e plotë e orëve të punës gjatë vikendit, të paguhet shujta e ushqimit dhe të bëhet pagesa e trustit pensional. Në rast të mos plotësimit të kërkesave të tyre punëtorët paralajmërojnë edhe shkallëzim të grevës.