Arbëri

Policia e Kosovës përsëri apel te qytetarët të mos ndezin zjarre në natyrë

Duke iu referuar rasteve dhe incidenteve të fundit të zjarrvënieve në disa rajone të Kosovës, policia apelon tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

“Bazuar në atë se disa nga rastet e fundit të zjarrvënjeve kanë dalë nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Apeli i Policisë së Kosovës, javën e kaluar: Policia e Kosovës apelon të mos ndizen zjarre në natyrë, në të kundërtën do të ketë dënime

Policia e Kosovës, thotë tutje, do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, si dhe në të kundërtën do të hetojë të gjitha rastet e zjarrvënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale ‘zjarrëvënie’ do të zbatojë masa ligjore.

Megjithatë, çdo ditë në raportin e policisë po raportohet për zjarrvënie nëpër barishte e sipërfaqe pylli në qytete të ndryshme.