Arbëri

Jasharaj: Do ta padisim këdo që bën presion për zëvendësimin e orëve

Jasharaj: Do ta padisim këdo që bën presion për zëvendësimin e orëve

Padi ndaj kujtdo që u bën presion mësimdhënësve për të zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës në arsim, kanë paralajmëruar drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Sindikalistët po kritikojnë disa drejtorë komunalë të Arsimit dhe drejtor shkollash se për t’i hyrë në hatër ministrit Shyqiri Bytyqi po u kërkojnë mësimdhënësve që të zëvendësohen orët e humbura gjatë 15 ditëve të grevës, shkruan sot “Koha Ditore”.