Arbëri

Platforma e Kosovës e vë në gatishmëri Ushtrinë e Serbisë

Platforma e Kosovës e vë në gatishmëri Ushtrinë e Serbisë
Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se “Platforma e Kosovës e orientuar kundër dialogut, krijon pozicionin më të vështirë për arritjen e marrëveshjes Serbi – Kosovë”, transmeton Koha.net.

Duke folur rreth Platformës, ai ka thënë se Ushtria e Serbisë është e gatshme të kryejë të gjitha detyrat që i jepen.