Arbëri

Qeveria ndan 100 mijë euro për themelimin e Qendrës Përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca 1999”

Qeveria ndan 100 mijë euro për themelimin e Qendrës Përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca 1999”

Në përkujtim të “Epopesë së UÇK-së” dhe rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të familjes së tij, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka filluar mbledhjen e sotme me një minutë heshtje dhe nderim për sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë në luftën për liri.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar plotësim ndryshimin e vendimit për themelimin e Qendrës Përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca1999”. “Me plotësim ndryshimin e sotëm të vendimit, ndahen 100 mijë euro për realizimin e këtij projekti”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.