Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se Platforma për dialogun me Serbinë shumë shpejt mund të sillet për votim në Kuvend.
“Platformën për dialog mund të ndodhë ta kemi së shpejti për votim në parlament. Mund të ndodhë që do të ftoj një seancë të jashtëzakonshme për platformën, mirëpo për këtë jemi në konsultime me spektrin politik dhe kryeparlamentarin Veseli”, ka thënë Haradinaj, shkruan televizioni publik.
Ai ka bërë të ditur se për nesër kanë ftuar një seancë solemne në orën 15:30 lidhur me Epopenë e UÇK-së dhe familjen Jashari.