Arbëri

GAP: Nga 903 premtime kryetarët e komunave përmbushën 165

Foto: Ilustrim
 

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2017, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, gjatë periudhës janar 2018 - dhjetor 2018 (viti i parë i mandatit katër vjeçar), janë përmbushur 165 premtime; pjesërisht të përmbushura rezultojnë 94 premtime; në 345 premtime ka pasur nisma në përmbushjen e tyre; kurse 299 premtime akoma nuk kanë nisur së realizuari”, thuhet në komunikatë.