Arbëri

Policia në Shqipëri refuzon lejen e opozitës për të protestuar para Parlamentit

 

Policia në Shqipëri ka refuzuar lejen e opozitës për të zhvilluar protestën e paralajmëruar më 5 mars para Parlamentit.

Në letërkëmbimin drejtuar selisë blu, policia duke u ndalur tek incidentet e protestave të organizuara nga opozita, ka theksuar se protesta e të enjtes cenon sigurinë e deputetëve gjatë hyrjes në Kuvend, raporton vizioniplus.