Arbëri

141 vjet nga traktati që la shqiptarët nën sundimin e Perandorisë Osmane

141 vjet nga traktati që la shqiptarët nën sundimin e Perandorisë Osmane

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.

Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 % të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore, transmeton Kosovapress.