Arbëri

Veteranët paralajmërojnë protesta nëse s’u rriten pensionet

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Në vendimin e Qeverisë për rritje të pensioneve nuk u përfshinë veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ata po ndihen të zhgënjyer me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, po paralajmëron edhe protesta lidhur me këtë çështje.