Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, tha se janë 148 zyrtarë që u është lëshuar vendimi për njohjen e invaliditetit.
Ai këtë informacion e dha pas pyetjes së deputetit Zafir Berisha, i cili kërkoi të dijë për numrin e atyre që janë invalidë brenda Policisë së Kosovës, transmeton KP.
“Janë rreth 148 zyrtarë policor të cilëve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale u është lëshuar vendime për njohjen e të drejtës për pension të invalidëve të UÇK-së. Në vendime u është përcaktuar shkalla e invaliditetit të ndryshëm dhe dallon shkalla nga njeri tek tjetri. Pozitat të cilat mbajnë këta zyrtarë brenda PK-së, variojnë duke filluar nga pozitat administrative, operative, hetuese, të specializuar dhe menaxhuese. IPK-ja është duke hetuar dhe Policia e Kosovës do të veproj konform rekomandimeve që do të ipen nga IPK-ja”, tha Sefaj.
-
Serbët “pishmanë” s’mund të rikthehen në Polici
-
Policia e Kosovës prin me numrin e zyrtarëve të vonuar në deklarimin e pasurisë
-
Sveçla: Po shqyrtohet ulja e moshës në 55 vjeç të pensionimit të parakohshëm në Polici
-
Rreth 140 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë luftës me Iranin
-
Sindikata e Policisë e konsideron të ngutshëm vendimin e IPK-së për suspendimin e 6 policëve