Haradinaj: Kjo është një fitore e shqiptarëve

Haradinaj: Kjo është një fitore e shqiptarëve

27 April 2017 09:29

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se refuzimi i kërkesës për ekstradimin e tij në Serbi, është fitore e shqiptarëve.

Pas lirimit nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës, Haradinaj ka thënë se do të shkojë në Strasburg për të marrë pasaportën dhe të niset për në Kosovë.

“Qe nga tani jam i lirë. Është refuzuar kërkesa për ekstradimin tim në Serbi ... po shpresoj që do të kthehem sot në Kosovë, tani do të shkoj për ta marrë pasaportën në Strasburg, pasi që ende janë disa procedura të vogla”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka falënderuar edhe qytetarët e mbledhur para gjykatës për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë qëndrimit të tij në Francë.

Kreu i AAK-së ishte ndaluar në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhej, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme