Arbëri

Me sport e vallëzim, personat me aftësi të kufizuara shënuan ditën e tyre

 

Me moton “Ne kështu lëvizim”, për herë të parë në Kosovë është shënuar dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara. Kjo ditë u shënuar me basket dhe vallëzim në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Drejtori gjeneral i Handikosit, Afrim Maliqi tha se shënimi i kësaj dite, krahas anës pozitive të përdorimit të karrocës, tregon nevojën që kanë personat me aftësi të kufizuara për pajisje ndihmëse.