Arbëri

Pallaska: Specialja do të fillojë me profile të ulëta

Avokati, Dastid Pallaska në një intervistë në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të fillojë me procedura të mëdha, por me ato më të ulëtat.

Ai më tutje ka lavdëruar Gjykatën Speciale për mbrojtjen e informacioneve, gjë të cilën thotë se e ka bërë në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Kjo Gjykatë deri është ndryshe nga ajo që kemi bërë deri më tash. Kjo ka pasur mbrojtje të të dhënave sekrete, dhe këtë e ka bërë më së miri. Ende nuk ka rrjedhje serioze të informatave dhe kjo është për lëvdatë”, ka thënë ai.

Pallaska beson se Gjykata do të fillojë me profile të ulëta.

“Nuk duhet të harrojmë se kjo është krijuar në bazë të raportit të Dick Martyt. Nuk jam i sigurt se në ditët e para kjo Gjykatë do të fillojë me procedura të mëdha, por besoj se do të fillojë me profile më të ulëta. Teoritikisht kjo është Gjykatë e Kosovës, pasi buron nga Kosova dhe ligjet e saj dhe mund të bëhen ndryshime. Kemi obligime ndërkombëtare. Është e mundshme që Ligji për Gjykatën Speciale të ndryshohet, por shanset mendoj se janë shumë pak”, ka thënë Pallaska.