Zyrtarët e lartë amerikanë, drejtori kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, dhe drejtori për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley, kanë nisur një takim me partitë opozitare, përpos Vetëvendosjes.
Në takim janë deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi. Nga PSD-ja Visar Ymeri dhe Ilir Deda nga Alternativa, raporton KTV.
Vetëvendosje nuk është në takim të cilët një ditë më parë kanë konfirmuar se nuk janë ftuar.