Arifi: Taksa ndaj Serbisë s’ka lidhje me raportin e Kosovës karshi SHBA-së Foto: Koha

Arifi: Taksa ndaj Serbisë s’ka lidhje me raportin e Kosovës karshi SHBA-së

27 February 2019 21:21

Avni Arifi, shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump, John Erath e Brad Berkley, ka thënë se taksa ndaj mallrave serbe s’ka asnjë lidhje me raportin karshi SHBA-së.

Pas një takimi që Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi patën me dy zyrtarët e lartë, i pari nuk u zmbraps nga taksa, ndërsa Thaçi deklaroi se institucionet duhet të veprojnë sipas këshillave të SHBA-së për heqjen e taksës.

“Populli i Kosovës gjithmonë do të jetë i rreshtuar në rreshtin e popujve të lirë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky rreshtim kurrë as nuk ka qenë e as nuk do të jetë për shkak të ndonjë lideri lokal e as subjekt i definimit të miqësisë nga lider lokal. Besimi i popullit të Kosovës buron nga besimi në demokracinë dhe lirinë e SHBA dhe vlerat për të cilat ky shtet qëndron dhe lufton me shekuj. Tarifa ndaj shtetit Serb asnjë lidhje nuk e ka me raportin tonë karshi SHBA”, ka shkruar Arifi në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme