Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zhiviq merr mbështetjen e Francës për sektorin e bujqësisë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, gjatë një takimi me ministren e sapoemëruar të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, ka shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë e vendit të tij në ndihmën për zhvillimin e sektorit të bujqësisë kosovare.

Zhiviq me këtë rast e njoftoi delegacionin francez me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë gjatë këtij viti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa, diplomati francez konfirmoi angazhimin e shtetit francez për të ofruar ndihmë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit.