Arbëri

GAP krahason pagat e gjyqtarëve kosovarë me ato rajonit

Instituti GAP ka publikuar infografikat mbi pagat e gjyqtarëve në Kosovë, duke i krahasuar me ato te kolegëve të tyre në rajon me Ligjin e ri për pagat.

GAP gjithashtu pyet se a siguron Ligji për pagat në sektorin publik paga të krahasueshme me rajon për gjyqtarë si dhe efikasitet në luftën ndaj korrupsionit?

Komisioni i Ministrave të Këshillit të Evropës ka rekomanduar se pagat për gjyqtarë duhet të garantohen me ligj, të jenë proporcionale me përgjegjësitë e tyre dhe të mjaftueshme që t’i mbrojnë ata nga shtytjet për t’i ndikuar vendimet e tyre.

“Prandaj, qasja ndaj pagave të gjyqtarëve duhet jetë gjithëpërfshirëse, përtej aspekteve ekonomike, në mënyrë që të merret parasysh ndikimi në efikasitetin e gjyqësorit, pavarësinë e tyre dhe luftën ndaj korrupsionit brenda dhe jashtë gjyqësorit”, thotë GAP.

Shih infografikat e Institutit GAP sa i përket pagave vjetore të gjyqtarëve krahasuar me rajon dhe krahasuar me pagën mesatare.

{gallery}