Arbëri

Diktatoriale cilësohen propozimet për ndryshimin e Kodit Penal

Descriptive Text

Diktatorial është cilësuar Draftligji për ndryshimin Kodit Penal të Kosovës, që është hartuar nga Grupi punues që kryesohet nga Ministria e Drejtësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Drafti i publikuar në disa medie ka ngjallur reagimin e shumë akterëve, që e kanë cilësuar atë si tentim për të ngulfatur mendimin dhe fjalën e lirë. Me anë të nenit 134, pikat C dhe D, ku flitet për “Shpifjet ndaj shtetit dhe Simboleve Shtetërore”, respektivisht, “Shpifjet ndaj Organeve Kushtetuese”, shpifja dhe fyerja janë cilësuar si vepra penale të dënueshme deri në 3 respektivisht 5 vjet burgim. Ndryshimet në Kod janë iniciuar nga presidenti, Hashim Thaçi, i cili që nga marrja e mandatit ka kërkuar që të bëhen ndryshime në këtë Kod. Tani njëri prej ndryshimeve, ka mundësuar që kushdo që shpif ose fyen ndaj tij të dënohet deri në 5 vjet burgim.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.